Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar vëllezërit Bytyqi të vrarë nga forcat serbe në vitin 1999 pas përfundimit të luftës.
Për këtë ka njoftuar, Kryeministri Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka thënë se prindërve të të ndjerëve iu shprehur konsiderata më e lartë për sakrificën e të bijve të tyre,
“Një nga ngjarjet e dhimbshme, që dëshmojnë për lartësitë e përpjekjeve tona për liri, është ajo e vëllezërve Bytyqi. Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar përtej Atlantikut, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut, duke u rreshtuar me UÇK-në.
Gjatë ceremonisë së dekorimit të vëllezërve Bytyqi, nga Presidenti i vendit, me urdhërin e heronjve të Kosovës, babës Ahmetit dhe nënës Bahrie, iu shpreha konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të bijve të tyre për liri, si dhe për angazhimin e paepur të familjes edhe në betejën e dytë, për ta çuar drejtësinë në vend.
Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën, e cila u mbështet fuqishëm edhe nga atdheu i tyre i dytë, ShBA-ja.
Populli i Kosovës përjëtësisht do t’i kujtojë me pietet” ka shkruar Haradinaj.



Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...