Policia kolumbiane ka mbyllur një muze të vogël dedikuar jetës së lordit të drogës, Pablo Escobar, në Medellin.
Policia ndërhyri në muzeun që ishte në pronësinë e vëllait të Escobar sepse ai nuk kishte një licencë turizmi për të vepruar. Në kulmin e tij, karteli i Escobar trafikonte jo pak, por 80% të kokainës që hynte në SHBA.
Ai u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Medellin, në vitin 1993.Turistë të huaj po vizitonin të ashtuquajturin muze në kohën kur ndërhyri policia.
Disa prej sendeve të ekspozuara në muzeun, që është pjesë e të ashtuquajturave narko-ture në qytet, janë makinat apo motorët e Escobarit. Të tjera ndalesa të narko-tureve përfshijnë edhe vendin ku Escobar është varrosur apo një shtëpi luksoze të tij në qytet.
Kryebashkiaku i qytetit, më herët i ka kritikuar narko-turet që, sipas tij, glorifikojnë jetët e trafikantëve të drogës, përfshirë këtu Eskobarin.
Që nga vitet ’90, zyrtarët lokalë kanë punuar jo pak për të goditur fuqinë e karteleve dhe bandave paraushtarake me programe sociale dhe edukimi. Edhe pse dhuna është reduktuar shumë, ka ende banda të vogla droge dhe trafikantë droge që operojnë në qytet.
Pasuria që Eskobari fitoi nga droga e renditi atë në listën e revistës “Forbes” të miliarderëve të botës për 7 vite, nga ku doli vetëm në vitin 1993, pas vdekjes së tij.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...