Një gazetare në Arabinë Saudite është bërë gruaja e parë që ka drejtuar një buletin kryesor lajmesh në kanalin televiziv shtetëror të vendit.
Weam Al Dakheel ‘bëri histori’ pasi bashkë-prezantoi buletin e lajmeve në Al Saudiya të enjtes, bashkë me një koleg mashkull.
Gazetarja ka marrë lavdërime në mediat sociale, ku përdoruesit e Twitter kanë përshëndetur punën e saj dhe vënë në dukje se pamja e saj shënoi një pikë kthese në mbretërinë thellësisht konservatore.
Zonja Al Dakheel ka punuar më parë si reportere për CNBC arab dhe si prezantuese për Al-Arab News Channel me qendër në Bahrein.
Al Saudiya, i njohur më parë si Kanali televiziv saudit, drejtohet nga shteti dhe administrohet nga Ministria e Kulturës dhe Informacionit.
Ky është një nga hapat për ndryshime në mbretëri duke përfshirë edhe ‘Vizionin 2030’ të Kurorës Mohammed bin Salman.
Plani ‘Vision 2030′- synon të modernizojë Arabinë Saudite, duke e përgatitur atë për një’ epokë post-nafte.
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...
Ndalohen tre persona për veprën penale ‘Lëndimi i leht...
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...