Qytetari me inicialet A.M 25-vjeç është arrestuar nga policia, sot në Prishtinë. 25-vjeçari nuk i është bindur urdhërave të policit që të ndalet madje e ka goditur atë. Polici ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa qytetari është dërguar në mbajtje.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për informim në policinë rajonale të Prishtinës.
Ajo ka bërë të ditur se policia ka zbatur një plan operativ për rivarriminin e ish-kolonelit Ahmet Krasniqit, por në këtë rast qytetari nuk i është bindur policëve madje ka shkaktuar incident.
“Rasti ka ndodhur rreth ores 13:50. Policet e trafikut te cilet kane qene duke zbatuar urdherin per planin operativ per rivarrimin e Ahmet Krasniqit. Njeri nga policet ka urdheruar nje qytetar te ndalet por i njejti nuk eshte ndalur dhe ka goditur policin. Polici ka pranuar tretman mjekesor ndersa personi i dyshuar eshte arrestuar dhe me urdher te prokurorit eshte derguar ne mbajtje”, tha Ahmeti.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...