Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli – Pustina është pritur sot në një takim pune nga udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu.
“Begolli- Pustina e njoftoi ambasadorin Braathu me zhvillimet e fundit në AGK dhe strukturën e saj të re e dalë nga Kuvendi i fundit zgjedhor. Më tej, kryetarja Begolli – Pustina e informoj Ambasadorin Braathu me aktivitetet dhe projektet aktuale të AGK-së dhe planet e synimet për të ardhmen.
Në takim u kërkua intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet AGK-së dhe misionit të OSBE-së dhe realizimi i aktiviteteve të përbashkëta që lidhen me sigurinë e gazetarëve, gazetarinë hulumtuese dhe avokimin e lirisë së shprehjes”, thuhet në njoftimin për media nga AGK.

Nga ana e tij, Ambasadori Braathu përgëzoi edhe një herë kryetaren Begolli-Pustina për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin që misioni i OSBE-së të përkrahë fuqishëm punën dhe angazhimet e AGK-së.
Braathu çmoi lartë rolin e organizatave profesionale dhe të pavarura në zhvillimin e demokracisë dhe shpalosi disa nga mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes për AGK-në.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...