Deputeti nga radhët e Nisma-s, Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur deputetit të “Vetëvendosjes” Glauk Konjufca i cili tërthorazi e quajti atë “shkumë” raporton “Zeri.info”.
Zeka me këtë rast tha se Konjufca nuk ka të drejtë të flasë për shtetësinë e Kosovës pasi ai nuk e njeh atë.
“Shkuma deshti me ju përgjigj sapunit që ma përmendi emrin dhe ai iu referua fjalimit tim. Deshta ti them atij që ti nuk ke të drejtë fare të flasësh për shtet sepse ti fare nuk e njeh shtetin e Kosovës. Ti nuk e pranon flamurin e as himnin e Kosovës”, tha Zeka.
Krejt kjo erdhi si pasoj e debatit të nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët e kundërshtuan emërimin e Kosovës në dokumentet e marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas tyre shteti i Kosovës në dokumente zyrtare duhet të prezantohet si “Republika e Kosovës” e jo vetëm “Kosova”./ZERI/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi