Në Gllanasellë të Drenasit është bërë përurimi i shtatoreve së heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.
Në ceremoninë e përurimit po marrin pjesë familjarët, bashkëluftëtarët e krerët e shtetit.
Po ashtu, për të ndëruar veprën e tyre në ceremoni ishin të pranishëm edhe lider nga Shqipëria e Lugina.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha së këta janë jo vetëm nderi i Kosovës por i mbarë kombit shqiptar.
“Janë një shembull i pa zakontë të cilët sakrifikuan në emër të lirisë. Trashëgimia më e madhe e heronjve që kanë lënë është Kosova e lirë dhe Evropiane. Padyshim që Kosova ka sfida që nga liberalizimi i Vizave e proceset e tjera që ne besojmë se shumë shpejt do të tejkalohen megjithatë vlera e këtyre dy monumenteve është që mos të harrohet amaneti i tyre. Sepse liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna përgjithmonë por duhet të punohet edhe më shumë”, tha Meta para të pranishmëve.
E Pandeli Majko, Ministër i Shqipërisë tha së është i nderuar që gjendet sot këtu të një familje që dha shumë për liri.
” Këta dy buste nuk i takojnë vetëm Kosovës por tanë Shqipërisë. Këtu nuk është shkruar vetëm Historia e Kosovës dhe e Drenicës por e tërë Shqipërisë. Ka pas ditë të vështira për shumë njerëz por ky çift thanë se e pamenduara bëhet e mundur siç Shqipëria do të bëhet”.
Ndersa Alih Ahmeti përfaqësues nga Lugina tha së sot Fehmi Lladrovci ishte një urë lidhëse e të gjitha trevave ku ka shqiptarë.
” Sot u shpalosen dy figura të mëdha të mbarë trojeve shqiptare. Ngjarjet e vitit 1981 nuk bashkoj vetëm shqiptarët në Kosovës dhe Fehmi Lladrovci ishte ura lidhëse e universiteteve në atë botë. Ai u bë një nga ata që i bashkoj të gjitha grupet në ato ngjarje”.
Në emër të shqiptarëve nga Bujanovci foli Shukri Imeri i cili tha se presin që politikanet e Kosovës të plotësojnë amanetin e dëshmoreve.
“Shpresojmë që kërkesën që ja kemi dërguar Kosovës ta përkrahin dhe ta dërgojnë përpara për bashkim të trojeve në bisedime në Serbinë . Sepse edhe ëndërr e luftëtarëve ka qenë pikërisht kjo”, tha ai.
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore