Lionel Messi është bërë pjesë e historisë në Ligë të Kampionëve.
Superylli i Barcelonës ka arritur mbrëmjen e sotme (e martë) të shkruaj emrin e tij në histori të kompeticionit më të madh evropian, shkruan portali arbresh.info.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është bërë lojtari që ka realizuar më së shumti hat-trick’a në histori të këtij kompeticioni.
Sulmuesi argjentinas realizoi tri gola në takimin e sotëm të gjigantit katalunas kundër skuadrës holandeze PSV-së duke u bërë kështu pjesë e historisë së Ligës së Kampionëve.
Messi ka prapa emrit të tij 8 hat-trick’a, një më shumë se rivali i tij i përbetuar – Cristiano Ronaldo.
31-vjeçari është bërë gjithashtu lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar në 14 sezone radhazi në Ligë të Kampionëve për të njëjtin klub.
Po ashtu, Lionel Messi është tani lojtari që ka shënuar më së shumti gola në fazat grupore në histori të këtij kompeticioni (63), tri më shumë se Cristiano Ronaldo (60)./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...