Barcelona ka mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0 skuadrën holandeze PSV Eindhoven.
“Blaugranët” kanë regjistruar tri pikët e para në fazat grupore të UEFA Ligës së Kampionëve me fitoren mbrëmjen e sotme (e martë) në Camp Nou, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Lionel Messi, i cili realizoi hat-trick (31′) (77′) (87′), është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi pas super paraqitjes kundër kampionit të Holandës.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është vlerësuar me notën më të lartë të mundshme – 10.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe Luis Suarez që krijoi një asistim (8.4), Ousmane Dembele me një gol (7.8), Busquets (7.9), Rakitic (7.5) dhe Roberto (7.7).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri Samuel Umtiti (5.5), që u përjashtua nga fusha pas dy kartonëve të verdhë./arbresh.info/

Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...