Korrigjimi kufijve mes Kosovës e Serbisë, mund të destabilizojë rajonin e më pas dhe do rezultonte me një luftë të re në Ballkan, shkruan në një artikull të saj prestigjiozja britanike The Economist.
Për të argumentuar një gjendje të tillë, në detajet e dhëna në raport është trajtuar shembulli i shbërbërjes së Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik si dhe Çekosllovakisë.
”Kur Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia u shpërbënë në vitet 1990, shtetet pasardhësve të tyre dolën brenda kufijve ekzistues. Por nëse Kosova dhe Serbia riorganizojnë kufijtë e tyre në linja etnike, kjo do të ishte një ndryshim i madh dhe ndoshta destabilizues për rajonin. Kjo do të thoshte, për shembull, që lideri serb i Bosnjës mund të ngrinte kërkesat e tij për pavarësi duke argumentuar se kufijtë e vjetër të Jugosllavisë tashmë ishin shkelur dhe kështu Bosnja mund të ndahet. Kjo do të rrezikonte një luftë të re”, thekson tutje The Economist.
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...