Në mbledhjen e parë të sesionit Vjeshtor të Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së u diskutua për planin e punës për sesionin vjeshtor të këtij viti, shkruan arbresh.info.
Me këtë rast anëtari i komisionit nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se ka mbet shumë çka pa u realizuar nga sesioni i kaluar.
” Ka shumë agjenda të cilat nuk janë realizuar në sesionin pranverorë. Siç janë procedimi i disa ligjeve e që nuk është faji jon pasi nuk na kanë ardhur në komision. Është vështirë të përfshihen të gjitha shkaku i volumit të punës”, tha Selimi.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për ligjin për FSK-në. Selimi tha se deri me tani ministri i FSK-së nuk ka sjell asgjë për të diskutuar lidhur me FSK-në në Komision.
“Një temë boshte mbetet ligji për FSK-në. Uroj që këto të vinë në komision dhe ne për muajin maj e kemi pasur plan për të diskutuar për ligjet për FSK-në. Dhe nëse tash ato ligje vinë ne procedim në kuvend atëherë ne do të kemi punë. Ministrit e përkatës nuk ka pru asgjë për të diskutuar lidhur më FSK në komision. Një çështje tjetër ka të bëj më grupin punues për mbikëqyrje të inspektoratit të punës dhe tash është emëruar kryeshefi e inspektoratit Miradie Kelmendi”.

Tutje Selimi ka shtuar se duhet të dimë se ky sesion do të jetë goxha i ngarkuar.
E Fatmir Gjelili nga PDK-ja tha se komisioni nuk mund të përshpejtoj ligjin për FSK-në.
“Shpresoj që këto projektligje të vinë më kohë në komision dhe ne nuk mund ti përshpejtojmë edhe situata është e qetë në përgjithësi të partitë kështu që nuk ka arsye që të ngutemi. Qasja serioze e anëtareve të komisionit do të mundemi të përfundojmë të gjitha pikat tona”, tha ai.
Komisioni është duke vazhduar të diskutoj për ligjin për FSK-në./Arbresh.info/

Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore