Kim Kardashian publikon foton e këngëtares shqiptare

23:28 | 15 Shtator 2018
M. A.

Habit Kim Kardashian.
Familja Hadërgjonaj duket se ka një lidhje mjaft të ngushtë me grimierin personal të Kim Kardashian, Ariel. Anxhelina jeton në SHBA me grimierin e famshëm të familjes Kardashian. Kjo ka bërë që herë pas here te kemi parë komente ose like (pëlqime) nga Kim në fotot ku Arieli e ka grimuar Anxhelinën.

Mirëpo, tani gjërat janë më “serioze”.

Kim Kardashian ka publikuar në Instastory një foto të Anxhelinës dhe ka vendosur bashkangjitur saj disa zemra.

 

Shpërndaje në rrjete sociale