Pep Guardiola ka folur për shumë gjëra rreth Manchester Cityt në konferencë për shtyp para përballjes me Fulham që e zhvillojnë këtë të shtunën.
Ai u pyet së pari për idenë që ndeshjet të zhvillohen jashtë vendit.
“Kjo është një pyetje për njerëzit që e vendosin këtë gjë, në Itali ata luajnë Superkupën në një vend tjetër, është biznesi, sport, por edhe biznes”.
“Nëse diçka e tillë funksionon, atëherë do të ndodhë, ndodhsha edhe në shumë vende në të ardhmen”, deklaroi Guardiola.
Trajneri foli edhe për shitjen e mundshme të Kevin De Bruynes.
“[Jorge] Valdano më pyeti nëse do ta shisja atë për 250 milionë euro, i thashë jo. Në Angli nuk ka klauzola lirimi”.
Së fundmi, ai e nderoi edhe pronarin e klubit, Sheikh Mansourin.
“Ai është personi më i rëndësishëm në Manchester City. Ai na ndihmon të ecim përpara. Ata kanë investuar dhe kanë zgjedhur njerëzit e duhur, pasi vetëm paratë nuk do të kryenin punë”.
“Ai e di për të gjitha gjërat që ndodhin këtu në klub”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...