Interi do të rikthehet në garën për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, në janar pas dështimit për të siguruar shërbimet e tij këtë verë.
Siç raporton ‘Sport Mediaset’, mesfushori kroat ka njoftuar bashkëlojtarët te skuadra kombëtare se ende ka ndërmend t’i bashkohet gjigantit milanez, transmeton portali arbresh.info.
Bashkëkombësit e tij Sime Vrsaljko, Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic luajnë të gjithë te “Nerazzurrët” dhe ky thuhet të jetë faktori kryesor rreth qëllimeve të Modricit për t’iu bashkuar klubit.
Gjatë verës, Interi raportohet t’i ketë ofruar Modricit një kontratë gjashtë vjeçare, që i siguronte atij të luaj katër vite tek ata dhe dy vite të tjera te klubi kinez Jiangsu Suning.
Raporte të ndryshme thonë se marrëveshja e tij në Madrid është e formës së besimit me presidentin Florentino Perez, megjithëse nuk ka ende indikacione se klubi ishte nën obligime për të nderuar këtë.
Po ashtu, në raport thuhet se transferimi do të jetë i mundshëm vetëm në rast se Interi qëndron në Ligë të Kampionëve përtej fazave grupore, ku ata janë me Barcelonën dhe Tottenhamin./arbresh.info/
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...