Kylian Mbappe beson se finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë mes gjigantëve Paris Saint Germain – Juventus.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi tashmë ka vlerësuar kampionin e Italisë si rivalin më të madh të klubit të tyre në Ligë të Kampionëve dhe Mbappe duket se është dakord me të, transmeton portali arbresh.info.
“Grupi jonë është i komplikuar, por është çdo natyrë e Ligës së Kampionëve për të kërkuar këtë sepse është trofeu më i lakmuar nga skuadrat më të mëdha evropiane”, ka thënë sulmuesi i Francës për ‘Gazzetta dello Sport’.
“Kundër Napolit do të jetë e vështirë. Skuadra e Ancelottit luan futboll të mirë me një filozofi precize, duke bërë presion të madh. Ata gjithashtu kanë tifozë të mrekullueshëm”
“Edhe në kujtimet e mija nuk është për tu kënaqur, unë kam humbur 5 me 0 kundër tyre me Monacon në një miqësore në vitin 2016”
Mbappe ka folur gjithashtu për transferimin e Cristiano Ronaldos në Juventus duke e vlerësuar këtë si “një shtytje të madhe të Serie A”, megjithëse përmend se e ka ndjekur kampionatin italian por shton se tani është “më shumë i interesuar”.
I pyetur rreth një finale të mundshme PSG – Juve, Mbappe tha: “Do ta luaja tani”./arbresh.info/
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...