Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në intervistën e tij në emisionin “Top tema” tha se “Referendumi është mundësi që qytetarët të deklarohen se a do të mbetemi në situatë “status quo” apo do t’i hapim dyert drejt të ardhmes më të mirë”.
Xhaferi bëri thirrje që secili të përfshihet dhe të jetë pjesë e siç i quajti ai, ngjarjeve historike. Mundësia dhe momenti, tha ai, është tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me atë se si është formuar pyetja, Xhaferi potencoi se formulimi jep mundësi që qytetari të mësojë se për çka duhet të deklarohet.
“E drejta e secilit qytetar të marrë pjesë në referendum është e shenjtë, për këtë shkak apelojmë që secili ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe të votojë. Ky është moment historik për shtetin. Vendoset se a do të mbetemi në situatë “status quo” ku nuk mund të parashikojmë se ku do të shkojmë’, tha Xhaferi duke theksuar edhe njëherë se nuk bëhet fjalë për interes partiak, por për ardhmërinë e vendit.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...