Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, menjëherë pas lëshimit të sallës nga deputetët e LDK-së dhe VV-së.
Molliqaj tha se nuk i bëhen bisht askujt dhe se opozita e lëshoj sallën pa e dëgjuar fjalën tonë.
“Ka do që mendojnë se protestat i bëjnë vet… Ne nuk mund t’i bëhemi bisht askujt. Edhe opozita pa e dëgjua fjalën tonë e lëshoj sallën. Pa koordinim nuk ka ecje përpara. Ftesa jonë është që partitë opozitare të kthehen në pikën e gjashtë, ta votojnë rezolutën e PSD-së”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka thënë se është përgjegjësi e Presidentit Thaçi gjendja e krijuar në Kosovë, duke shtuar se procesi i dialogut ka filluar përmes një rrugëtimit të mbrapsht e jo normal./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...