Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i është përgjigjur për herë të parë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ditë më parë deklaroi se nuk e donë liderin e Nismës në krye të dialogut Kosovë- Serbi.
Limaj, i cili është votuar në Qeverinë e Kosovës si udhëheqës i bisedimeve me Serbinë, ka thënë se koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtatën atyre ka përfunduar në vitin 1999.
“Serbia pat provuar të gjejë kinse shqiptarë të ndershëm, madje deri në Rambuje dhe kjo logjikë ka përfunduar. Askush s’ka qejf me u ulë me Vuçiqin i cili ka qenë ish ministër i Millosheviçit, por ai është përfaqësues i delegacionit serb dhe duhet të ulemi e të bisedojmë”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.
Prishtina, Sarajeva, Zagrebi, Brukseli, Parisi, Londra e Berlini, Limaj thotë se e dinë kush është Vuçiqi.
“Ai ka qenë projektues e zbatues i spastrimeve etnike në Kroaci, Bosnje, krejt e dinë kush është ai, por është përfaqësues i qytetarëve serb. Ne duhet fokusohemi të zgjedhim temat të cilat janë në interes me Kosovën”, ka shtuar Limaj./RTV Dukagjini/
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...