Guardia di Finanza në Trento finalizoi një operacionin ndërkombëtar antidrogë duke shkatërruar dy grupe shqiptaresh që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes italisë dhe europës veriore.
Operacioni I koduar “Alba Bianca” është ndërmarrë mëngjesin e sotëm në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë 18 shqiptarë, 1 kosovar e 1 pakistanez,16 persona janë arrestuar në Itali. 13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Bolzano, Merano, Treviso, etj.
Ndërkohë 3 shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë. 1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë.Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri tjetrin; njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë. Grupi ushtronte aktivitetin e tij edhe në Belgjikë dhe Holandë.
Hetimet e këtij kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në Bolzano, shkruan VizionPlus, përcjell Albinfo.ch.
Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuesstruar ne total 20 kg drogë te tipit marijuanë, kokainë e heroinë më vlerë mbi 20 milionë euro , 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë.


Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...