Ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott tha se tensionet gjatë vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë theksojnë nevojën për kompromis dhe normalizimin e marrëdhënieve.
Në mesazhin e tij në Twitter, diplomati amerikan theksoi se barrikadat në rrugë penguan vizitën e planifikuar të Vuçiqit në fshatin Banjë, por ishte mirë që pjesa tjetër e vizitës kaloi pa incidente.
“Tensionet gjatë vizitës së Vuçiqit në Kosovë edhe njëherë theksojnë nevojën për kompromis dhe normalizimin e marrëdhënieve. Është dëm që barrikadat në rrugë penguan vizitën e planifikuar të presidentit në fshatin Banja, por është mirë që pjesa tjetër e vizitës së tij të rëndësishme në Kosovë ka vazhduar pa incidente”, shkruan Scott.
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Vuçiq u ndalua të shkojë në Banjë të Skenderajt, pasi kryeministri Ramush Haradinaj revokoi lejen e tij për këtë vizitë.
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA