Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka organizuar protestë me kërkesë korrigjimin e ligjit për paga.
Marshi i protestuesve u nis nga sheshi ‘Zahir Pajazati’ deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës me dy kërkesa kryesore drejtuar Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj – Të ngritën koeficientet e paraparë në projektligjin e pagave për punonjësit arsimorë dhe të kulturës për 30% dhe të zbatohet në tersi kontrata kolektive për arsimin e Kosovës e nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK-u.
SBASHK po pret angazhimin e Qeverisë në të kundërtën do të jenë të shtyrë të vazhdojnë me veprime sindikale për të respektuar vullnetin e punëtorëve.
Protesta po mbahet nën moton ‘Duam vend meritor në ligjin e pagave’, njofton Klan Kosova.

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...