Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas vendimit të shtetit Kosovar që Vuçiqit t’i lejohet edhe vizita tek Liqeni i Ujmanit.
Haxhiu thotë se Thaçi u nënshtrua përballë Vuçiqit.
“Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit. Llafet e tij pa mbulesë për Kosovën Lindore dhe lavdërimet cinike të Vuçiqit për të si politikan më i zoti, po kurorëzohen me serbizim të liqenit të Ujmanit”, ka shkruar Haxhiu në profiling e saj në facebook.
Ajo thotë se në këtë formë po realizohet plani i Stanishiqit.
“ Duket që karkalecat e detit dhe verërat e shtrenjta mbi 120 euro po e realizojnë atë që Stanishiqi vetëm në ëndërr ka mundur ta shohë”, përfundon reagimi i deputetes së Levizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë që Vuçiq do të arrij sot në Kosovë për vizitën e tij dy ditore. Në planet e tij është edhe vizita tek Liqeni i Ujmanit, gjë që fillimisht iu ndalua nga autoritetet kosovare, por që më vonë, pas presionit të BE-së, iu lejua një gjë e tillë.
Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...