Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka dënuar fuqishëm aktin e incidentit të ndodhur sot në ndërtesën e Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë ku një person rreth të 40-ve mbeti i vrarë nga kolegu.
Në një prononcim të tij për klankosova.tv, Ministri Tahiri ka theksuar se reagimet ndaj sjelljeve abuzive në vendin e punës duhet të jenë të fuqishme për të parandaluar aktet e tilla:
”Si Ministër i Drejtësisë dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, dënoj fuqishëm aktin e incidentit që ka ndodhur sot brenda institucionit më të lartë të sigurisë në vend, AKI-së, i cili për pasojë la humbjen e jetës së një punonjësi. Reagimet tona kolektive ndaj sjelljeve abuzive në vendin e punës duhet të jenë të fuqishme dhe të na nxisin që të reflektojmë për masat parandaluese të akteve të tilla”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...