Superylli i përfaqësuesës së Kosovës, Milot Rashica, ka tejkaluar problemin me lëndimet dhe ka stërvitur pa ndonjë vështirësi, me pjesën tjetër të grupit të lojtarëve.
Rashica i cili para pak javësh shënoi një supergol për skuadrën e tij, Ëerder Bremen, në Bundesligë, duke shënuar gol nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit.
Talenti vushtrrias, shprehet se është i gatshëm për dy sfidat që e presin Kosovën, në Ligën e Kombeve.
“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. E kam pasur një lëndimi po nuk është shumë serioz. Jemi duke bërë gjërat e nevojshme dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull’, pohoi Rashica.
Rashica pritet që të jetë startues nga minuta e parë ndaj Azerbejxhanit. /arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran