Qendra e studentëve në Prishtinë ka hapur konkurs për pranimin e studentëve për vitin akademik 2018-2019. Përmes njoftimit në faqen zyrtare të qendrës është njoftuar se aplikimi mund të bëhet online përmes faqes zyrtare.
Në konviktet dhe mensën e QS-së mund të pranohen studentët e rregullt të studimeve themelore, komuna e të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina.
Konkursi mbetet i hapur deri me datën 13.09.2018 ora 16,00 nga dita e shpalljes ndërsa publikimi i rezultateve bëhet me datën 21.09.2018 në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QS-së.
Më poshtë mund të lexoni kriteret për pranim dhe pikët e mundshme:
Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve të fituara.
Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve të fituara.
Studentët për notë mesatare fitojnë …………………………….…..….5 – 15 pikë
Largësia nga komuna e Prishtinës…………….…………………………2 – 10 pikë
Studentët jashtë territorit të Republikës së Kosovës për largësi marrin …15 pikë
Studentët me status të vaçantë për pikë shtesë sipas kategorive:
Studentë -fëmijë i dëshmorit ——————————————10 pikë
Studentë -fëmijë i prindit invalid të luftës —————————5 pikë
Studentë prindi i të cilit është veteran i luftës ————————4 pikë
Studentë i të pagjeturit —————————————————5 pikë
Studentë invalid civil i luftës ——————————————-5 pikë
Studentë i prindit Martir nga lufta ————————————–4 pikë
Studentë me aftësi të kufizuara —————————————–6 pikë
Studentë- fëmijë i të burgosurit politik —————————-4 pikë
Studentë me asistencë sociale ——————————————3 pikë
Dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS (duhet t’i ngarkojnë ID-të e fakultetit të njëri-tjetrit,ndërsa për studentët e vitit të I-rë vërtetimin e fakultetit)——————————————————3 pikë
Të gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojnë pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar.
Studentët prindërit e të cilëve u përkasin Kategorive të Dala nga Luftës e UÇK-së vërtetimet duhet t’i marrin në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës pranë Zyrës së Kryeministrit (ZKM-ZVL).
Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qëndrore në Prishtinë
Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara- HANDIKOS
Sqarim: Njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare dhe nga largësia llogariten në mënyrë automatike nga SEMS ndërsa studentëve nën asistencën sociale pikët i’u llogariten përmes sistemit online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit.
Konkursi mbetet i hapur deri me datën 13.09.2018 ora 16,00 nga dita e shpalljes.
Studentët që kanë thyer Rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në konvikte.
Në konvikte do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara.
Publikimi i rezultateve bëhet me datën 21.09.2018 në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QS-së.
Afati për ushtrimin e ankesave ONLINE është 24 – 25 shtator 2018.
Njoftim plotësues: I’u informojmë se 1500 studentë të tjerë, të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet për të siguruar strehim në konvikte do të fitojnë të drejtën për ushqim në mensë. Përzgjedhja e tyre do të bëhet në bazë të pikëve të fituara.
Emrat e studentëve përfitues për këtë kategori publikohen me datën 21.09.2018 në sallen “1 Tetori” për sektorin e studentëve me banim privat.
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...
Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: ...