Elseid Hysaj ka analizuar lojën e Napolit pas humbjes nga Sampdoria me rezultat 3:0 në Serie A.
Elseid Hysaj u shfaq autokritik në prononcimin që dha për mediat italiane në përfundim të takimit me Sampdorian, e humbur 3-0 nga Napoli. Mbrojtësi shqiptar e pranoi se skuadra e tij nuk arriti as të hynte në lojë, ndaj u ndëshkua.
“Mënyra sesi e nisëm lojën ishte e shëmtuar, pas pas bëmë shumë gabime gjatë pjesës së parë. Sampdoria luajti shumë mirë dhe e nisi furishëm. Kundërshtarët tanë ditën të shfrytëzonin shpërqendrimin tonë. Gabimi është yni, sepse nuk arritëm të hynim menjëherë në ritmin e ndeshjes dhe lëshuam shumë. 6 gola të pësuar në tri ndeshje janë vërtet shumë, por gabimi nuk është ekskluzivisht i mbrojtjes. I gjithë ekip duhet të jetë më i vendosur dhe të ketë grintën e duhur që në fillim të takimit.
Hysaj më pas u kujton gazetarëve se mbrojtja nuk ka ndryshuar me Ancelottin, janë të njëjtët, por thjesht duhen evituar shpërqendrimet e momentit.
“Po punojmë shumë me Ancelottin, diçka kemi ndryshuar, por ne të mbrojtjes jemi të njëjtët prej 3 vitesh, i njohim mirë lëvizjet. Duhet të shmangim gabimet dhe mbuluar më mirë kundërshtarët. Është vetëm fillimi, duhet të rritemi më shumë dhe të përmirësohemi me rinisjen e kampionatit.
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...
SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen...
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Kurti zhvilloi takim me kancelarin e Austrisë – flasin...