“Amerikanët kur dëgjojnë për Kosovën, tek atëherë hulumtojnë për historinë e saj”. Ky është konstatimi i komandantit me origjinë serbe të bazës ushtarake amerikane në Kosovë, Nick Ducich.
Në një intervistë për Televizionin Prvu në Serbi, komandanti i Bondsteel ka folur edhe për Serbinë, familjen dhe punën e tij në Kosovë.
Sipas tij, Kosova është “një vend i ëndrrave”, ku njerëzit mund të punojnë.
“Të shkoj në një vend ku nuk është familja ime, dhe ta bëj punën sikur në Amerikë. Kjo është historike për mua”, thotë ai, transmeton Insajderi.com
Kur u pyet për reagimin e tij të parë pasi e kuptoi se do të shkonte në Kosovë, Ducich tregon se ka pasur shumë vështirë t’ia shpjegojë familjes.
Ai thotë se shumica e amerikanëve asnjëherë nuk kanë dëgjuar për Kosovën.
“Shumica e amerikanëve kurrë s’kanë dëgjuar për Kosovën. Kur dikush dëgjon për Kosovën,a tëherë ata fillojnë të kërkojnë, për historinë dhe gjërat e tjera”, deklaroi Nick Ducich.
Ditë më parë komandanti serb i Bondsteel kishte deklaruar se në Kosovë ka gjëra më të rëndësishme, sesa krijimi i Ushtrisë. /Insajderi.com/
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...