Nuk është vetëm rrushi fruti i këtij sezoni, sadoqë ai është më i dukshmi në treg, për shkak të sasisë së prodhimit vendas.
Edhe frtutat ekzotike, që në fakt prodhohen edhe në vende të tjera të afërta, kanë sezonin e tyre. Kivi, fiqtë e Indisë, kërpudhat, tartufi e shumë të tjera, janë më të mirat e këtij muaji. Nëse jeni lodhur me shijet e verës, tani, qiellza do të ndryshojë!
Shtatori është një nga muajt më të pasur në tryezë, nis që nga fiqtë e dytë (siç njihen ndryshe) e përfundon me frutat e pyllit që në fakt janë vazhdim i prodhimeve të gushtit. Mollët e vendit, kryesisht të Korçës, hurmat dhe dardhat e varieteteve të ndryshme, e kanë ‘shpërthimin’ pikërisht në shtator; ky është muaji më i mirë për t’I shijuar!
Perimet
Për ata që i shijojnë dhe i prisnin pa durim, tani është rishfaqur lulelakra dhe finoku i sezonit. (Kanë qenë edhe më parë por nuk kanë qenë në kohën e tyre). Patatet, kungujt e verdhë, të medhenj, brokolit, kërpudhat! Ok, edhe tartufi por për atë nuk ju lajmërojmë me shumë entuziazëm sepse kanë koston e tyre!
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...