OBRM-PDUKM-ja ende kryen konsultime ku do t’i ndihmojnë të ndërtojë qëndrim për referendumit. Për vetëm një muaj para votimit, në parti dhe tek grupi parlamentar taktizojnë, në pajtueshmëri me njoftimin e Kryetarit Mickoski se qëndrimin e partisë së tij do ta thotë më 10 shtator.
Analisti Albert Musliu thotë se ajo është strategji legjitime e partisë, por zvarritja i zvogëlon rejtingun dhe lë hapësirë për iniciativa tjera që mund të bëhet konkurrencë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas thirrjes nga LSDM-ja që opozita të tregojë përgjegjësi për momentin historik dhe të tregojë se është për BE dhe NATO, nga OBRM-PDUKM-ja thonë se mospajtimi me marrëveshjen kapitulluese nuk do të thotë mos pranimin e vlerave evropiane. OBRM-PDUKM-ja akuzon Qeverinë se dëshiron ta fshehë kriminalitetin, vjedhjen me ndarje të reja mes qytetarëve të Maqedonisë.
Edhe pse nuk precizoji se çfarë fushate do të ketë OBRM-PDUKM-ja, Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së thotë se takimet me qytetarët ka vazhdimisht. Nuk janë preciz as në grupin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së. I vetmi vendim është që të mos shfrytëzojnë paratë shtetërore për referendum. I vetmi që doli me qëndrim është deputeti Antonio Milloshoski. Ai sot deklaroi se është për bojkot të referendumit, pa dallim nëse Kuvendi do t’i ndajë mjete apo ajo./Telegrafi/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...