Claudio Marchisio ka vendosur që të transferohet në Portugali, me Porton dhe Benfican që mbeten të interesuara t’i sigurojnë nënshkrimet e tij.
Mesfushori italian këtë verë ka ndërprerë kontratën me Juventusin, te e cila skuadër debutoi në vitin 2006, duke regjistruar 389 paraqitje, e duke fituar shtatë tituj të Serie A.
Për 32 vjeçarin pak ditë më parë është përfolur për një kalim te Sporting, transferim ky që nuk u finalizua.
Edhe pse ky transferim nuk u realizua, ideja për kalimin në Portugali duket se i ka pëlqyer Marchisios.
‘Goal.com’ raporton se ish mesfushori i Kombëtares së Italisë ka vendosur të transferohet në elitën e futbollit portugez, me Porton dhe Benfican që janë të interesuara për shërbimet e tij.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare