Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha sot do të jetë në Bruksel, ndërsa në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) Bashkimit Evropian pritet të diskutojë për procesin e liberalizimit të vizave.
Ministrja Hoxha një ditë më parë pas takimit të Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian tha se pret mbështetje nga ky Komision, për të kaluar çështje e liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian.
“…Do të mbahet takimi i komitetit LIBE, dhe unë do të jem në Bruksel me ç’rast do të takohem me eurodeputeten dhe raportuesen për liberalizimin e vizave me Kosovën, Tanja Fajon dhe presim lajme të mira që në LIBE që çështja e vizave për Kosovën të miratohet dhe të kalojë ky proces e të kaloj në hapin e radhës që është miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian”, tha ministrja Hoxha.
Ndryshe, trajtimi i çështjes së vizave në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), që do të mbahet më 29 gusht, paraqet hapin e parë të vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian (KE).
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...