Një pushues në Durrës ka humbur jetën një ditë më parë. Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, 81-vjeçari me iniciale V. N., banues në Tiranë, teksa ishte në breg të detit, nuk është ndiere mirë.Ai është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton, se i moshuari vuante nga sëmundja e tensionit, ku kurohej dhe shkaku i vdekjes ka ardhur nga ataku kardiak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, shtuan të njëjtat burime.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 26. 08. 2018, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi V. N., vjeç 81, banues në Tiranë, në breg të detit nuk është ndjerë mirë dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera rezulton, se ky shtetas vuante nga sëmundja e tensionit, ku kurohej dhe shkaku i vdekjes ka ardhur nga ataku kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim. /Indeksonline/.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot