“Para disa ditëve pata mundësinë të pres në Napoli nja tre raportues serbë dhe ndër çështjet që u diskutuan është edhe ajo çka thash është që është mirë që edhe presidenti Thaçi edhe Vuçiq janë duke biseduar së bashku në Bruksel, dhe meqë jam në petkun e ushtarakut, nuk e kemi atë mundësi që të japim koment rreth dialogut të Kosovës me Serbinë. Dhe më besoni që nuk e di se si po duket ai plan, nuk ia kam idenë se çfarë përmban”, ka thënë ai.
Megjithatë, Foggo tutje ka shtuar se ajo çka sjellët duhet të jetë në kuadër të formës demokratike.
“Dhe sikurse zyrtarët e përzgjedhur nga ju në mënyrë demokratike, unë jam i bindur se të dy zyrtarët do të vijnë tek zgjidhja e këtij problemi të ndjeshëm. Ju siguroj se ne jemi prapa, dhe do të jemi këtu sado që e kërkon nevoja”, u shpreh Foggo.
Këto komente admirali Foggo, i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Komunën e Deçanit së bashku me gjeneralmajorin Salvatore Cuoci.
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...