Një familje shqiptare në Maqedoni është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe.
Mediat maqedonase shkruajnë se është shuar e tërë familja Pocesta, që kishte shkuar nga Italia me pushime në Maqedoni.
Viktimat janë Amid Pocesta 55 vjeç, bashkëshortja Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre e mitur Anila Pocesta 14 vjeç. Autorët e këtij krimi makabër nuk dihen. Po kështu edhe shkaqet e rrethanat e ngjarjes.
Policia maqedonase ndodhet në vendngjarje për të mbledhur prova, që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e vrasësve.
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...