Dhjetë vite para se të merrte Çmimin Nobel për Bamirësi, Nëna Terezë, kishte shkruar një letër në gjuhën shqipe, ku tregonte për rrugëtimin e saj deri në Kalkuta të Indisë.

Shqiptarja e lindur në Shkup, e shkolluar në Londër, ka vepruar në Kalkutë ku është marrë me strehimin e fëmijëve të varfër dhe ka ndihmuar familjet në nevojë. Express ka siguruar një letër të shkuar më 1969, ajo u drejtohej shqiptarëve, përmes të cilës tregonte prejardhjen e saj, dhe kërkonte të luteshin për te.
Sot, është shënuar përvjetori i 108 i lindjes së gruas më të madhe shqiptare, e cila ka bërë histori si personi që ka ndihmuar të varfërit në gjithë botën. Nënë Tereza, në shtator të vitit 2016, ishte shpallur shenjtore nga Papa Françesku, e para shqiptare që njihet si e tillë nga Kisha Katolike dhe nderohet në të gjithë botën si simbol mirësie e mëshire për të varfrit.
Nëna Terezë hyn në listën e shqiptarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave bashkë me Skenderbeun, Ismail Kadarene, Adem Jasharin e Rita Orën.
Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza kishte vdekur në vitin 1997.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...