Wolves në formë befasuese ka siguruar një pikë ndaj kampionit në fuqi të Premierë Ligës – Manchester Cityt.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Nuno ka barazuar me rezultat 1 me 1 në takimin si nikoqir pasditen e sotme (e shtunë) kundër skuadrës së Pep Guardiolas, shkruan portali arbresh.info.
Goli i epërsisë nga Willy Boly në minutën e 57′ të ndeshjes pas asistimit nga Joao Moutinho u mohua vetëm dhjetë minuta më vonë.
Kampioni në fuqi i Premierë Ligës barazoi shifrat për 1 me 1 përmes Aymeric Laportes që realizoi me kokë pas asistimit nga Ilkay Gundogan.
“Qytetarët” u përpoqën vazhdimisht për të përmbysur rezultatin, por nikoqirët arritën qëllimin duke ndalur në xhiron e tretë kampionët.
Pas tri ndeshjeve, Man City vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me shtatë pikë, një më shumë se Liverpooli me një ndeshje më pak, ndërsa Wolves qëndrojnë në pozitën e 12-të me vetëm dy pikë./arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...