Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar për deklaratën e dhënë nga John Bolton.
Ahmeti thotë se deklarata e Bolton është dëshmi që qëndrimi i SHBA-ve ka ndryshuar në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
Edhe pas këtyre zhvillimeve Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë në pushim.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare e Presidentit të ShBA se ata nuk do të pengojnë shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova është tashmë dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshu. Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u taku Kuvendi dhe pa diskutu platformë e ekip negociator.
por,Kuvendi i Kosovës ende në pushim!!!
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...