Menaxheri i West Hamit, Manuel Pellegrini e krahason Jack Wilsheren me legjendën italiane Andrea Pirlo.
Mesfushori me përvojë, Wilshere, do të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Arsenal, në ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier pas largimit nga Topçinjtë si një transferim i lirë këtë verë.
Wilshere ishte gjithmonë shumë i vlerësuar në stadiumin Emirates, megjithatë, lëndimet shkatërruan shanset e tij për ndeshje dhe formë të qëndrueshme me Arsenalin dhe Anglinë.
Por Pellegrini, i cili tani sa nën urdhrat e tij anglezin te West Ham, ka folur fjalë të mira për të.
Trajneri i njohur e ka krahasuar 26-vjeçarin me ish-lojtarin e madh italian të Milanin dhe Juventusit, Pirlon.
“Shumë prej jush mund ta kujtoni Juventusin rreth katër apo pesë vjet më parë, ata luajtën me një mesfushor mbrapa. Ishte Pirlo”, ka thënë fillimisht Pellegrini.
“Dhe Pirlo është njëlloj si Jack”.
“Ai ka të njëjtat karakteristika si Jack”, përfundoi ish-trajneri i Real Madridi dhe Man Cityt. /Telegrafi/
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...
Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua muajin e kaluar në a...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufi...
Ministri izraelit jep urdhër: Të eleminohet udhëheqësi i ri ...