Së shpejti leja e vozitjes së Maqedonisë do të vlejë edhe në Kosovë.
Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme e miratoi raportin për bisedimet e kryera me tekst të harmonizuar të marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për pranim reciprok të lejeve të vozitjes, informoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnakovski në konferencën e sotme për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria e caktoi Oliver Spasovski, ministrin e Punëve të Brendshme, që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të nënshkruajë marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës për pranim reciprok të lejeve të vozitjes”, thotë Boshnjakovski.
Kur do të kalojë e njëjta marrëveshje në të njëjtat procedura tek institucionet e Kosovës, pra kur do të miratohet nga Qeveria në Prishtinë dhe kur do të hyjë në fuqi, gjegjësisht lejet e vozitjes të dhëna në Kosovë do të jenë të pranuara plotësisht në Maqedoni, dhe anasjelltas.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...