Kufomat e pesë emigrantëve të mbytur janë tërhequr nga deti, pasi anija në të cilën ishin ata u fundos derisa po përpiqej të shkojë në ishullin italian Lampedusa, njoftoi sot Roja bregdetare e Tunizisë.
Ekipet e Rojës bregdetare janë ende në kërkim për pesë tunizianë, të afërmit e të cilëve thanë se ishin gjithashtu në bordin e një anije që lundronte këtë javë nga bashkësia bregdetare jugore Zarzis.
Trafikantët e qenieve njerëzore po përdorin gjithnjë e më shumë Tunizinë si pikënisje për migrantët që kërkojnë të vijnë në Evropë, pasi Rojat bregdetare të Libisë, me ndihmën e grupeve të armatosura, ka shtrënguar kontrollet.
Shumë emigrantë po ikin nga Tunizia për shkak të papunësisë dhe inflacionit pas rënies së regjimit të Zine al-Abidine Ben Ali në vitin 2011.
Të paktën 80 emigrantë humbën jetën kur një anije u mbyt pranë Tunizisë në qershor të këtij viti.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...