Teuta dhe Flamurtari nuk shkuan dot më shumë se barazimi 0-0 në debutimin e tyre në sezonin 2018-2019 të Kategorisë Superiore.
Edhe pse patën raste për shënim, asnjëra prej skuadrave nuk arriti dot të shënonte gol në ndeshjen e zhvilluar në Durrës.
Ndërkohë, Kukësi dhe Laçi barazuan 1-1 pasditen e së dielës në stadiumin “Elbasan Arena”.
Melo zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë për skuadrën verilindore të drejtuar nga Cungu. Kuksianët përfituan nga një dalje jo e mirë e Selmanit dhe me shifrat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para.
Ndërkohë që nuk u dorëzuan për asnjë moment kurbinasit dhe kërkuan gjatë gjithë kohës golin e barazimit, që e gjetën në minutën e 78. Lushkja shënoi me kokë duke shfrytëzuar mjaft mirë krosimin e Sefgjinit e duke barazpeshuar shifrat e ndeshjes.
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin