Debat i gjerë është krijuar ditëve të fundit sa i përket datës së vërtetë të lindjes së heroit kombëtarë, Adem Jashari.
Është pikërisht analisti Nexhmedin Spahiu i cili tha se Jashari nuk është lindur me 28 nëntor por më 10 tetor, e kjo gjë u kundërshtua edhe nga vetë nipi i Adem Jasharit, Bekim Jashari, tashmë i pari i komunës së Skenderajt.
Ndërkohë në këtë debat ka gjetur kohë të përfshihet edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes një postimi ne facebook, Ahmeti, thotë se 19 mijë veteranët e rrejshëm e dialogu janë më të rrezikshme për Adem Jasharin se data e lindjes.
Postimi i plotë:
E çka edhe po të kishte lindur në datë tjetër? Sa njeriu ka lindur me 28 nëntor e nuk ka bërë asgjë. Sa njeriu ka lindur në data tjera e ka bërë shumë. Datat shërbejnë për matjen e kohës. Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes.
A kthehemi tash te 19 mijë veteranët e rrejshëm e dialogu se ato janë më të rrezikshme për veprën e Adem Jasharit se sa data e lindjes?/arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë