Mbrëmë filloi sezoni i ri, 2018/19 në La Liga dhe Barcelona do të debutojë sonte ndaj Deportivo Alavesit.
Për skuadrën e Ernesto Valverdes, triumfi në këtë garë është prioritet, por më pastaj t’i fitojë titujt tjerë – Champions Leaguen, Copa del Rey dhe Superkupën spanjolle.
Trajneri, Valverde, thotë se objektivi i skuadrës është ta mbrojë titullin, të cilin e fitoi pas një sezoni të mrekullueshëm, ku arritën në kuotën e 93 pikëve me 28 fitore, 9 barazime dhe 1 humbje.
Këto numra ia sollën Barcelonës titullin e 25-të të La Ligas, dhe tani ky sezon e gjen Barcelonën me katër lojtarë të ri – Arthur, Arturo Vidal, Malcom dhe Lenglet.
Barcelona tani synon titullin e 26-të për ta zbutur distancën me Real Madridin që numëron 33 tituj, tetë më shumë se Barcelona.
Këta numra, janë afruar tejmase në 20-30 vitet e fundit, me ardhjen e Johan Cruyff në ”Camp Nou”, ku nga atëherë Barcelona ka fituar 15 tituj dhe Madridi vetëm 8 tituj.
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike