Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj ka folur për për fryrjen e listave të veteranëve.
Haradinaj është zotuar se kushdo që nuk ka dhënë kontribut gjatë luftës do të largohet përfundimisht nga lista.
Sipas tij, kushdo që ka qenë pjesëmarrës në luftë, duhet të ndihet krenar.
“Versulja jugo kundër veteranëve s’është asgjë tjetër veç asaj që u nis dhe do mbaroj shpejt, kush nuk u kon në luftë ka me u largu, po kush u kon ka me mbet. Këta dinë krejt ju që po fyni e ju që po livdoni. Kush u kon me mu ndi krenar se çashtu jemi kon.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.
Haradinaj përmend edhe faktin që ish-komandanti Agim Çeku ka dhënë shumë për vendin e tij, ndërkohë që ende nuk është vendosur drejtësi për ta.
“Agim Çeku e ka hup krejt familjen dhe krejt fshatin në luftë, akoma s’ka drejtësi për ta.”, ka shtuar ai.
Ndryshe, vlen të kujtojmë faktin se sipas kryeprokurorit të shtetit Akeksandër Lumezi janë 19 mijë persona që jashtëligjshëm kanë fituar statusin e veteranit dhe marrin benefite nga shteti.
Kurse, si rezultat i kërcënimeve të ndryshme, ditë më parë nga detyra e tij ka dhënë dorëheqje prokurori Elez Blakaj.
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...