Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Gusht 2018
Gazeta franceze, “La Voix du combattant”, ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1938, në faqen n°2, një shkrim për nënën e Ahmet Zogut, ku ka vënë në pah cilësitë e saj si prind dhe si stratege.
Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
Si e ëma dhe i biri.
“Në kujtim të martesës së Mbretit Zog, mbret me karrierë të shquar, një seri pullash të reja poste dolën në Shqipëri.
Dhe meqë flitet ende për këtë sovran të ri, i cili sapo ka bërë një martesë të bukur dashurie, le të kujtojmë pak nënën e tij, Sadijen, mbretëreshën e Shqipërisë, një grua energjike e stilit romak të antikitetit.
Në vitin 1920, Shqipëria u pushtua deri në luginën e Matit nga forcat jugosllave, të cilat shkatërruan kështjellën e vjetër familjare të Zogut, një kështjellë (kullë) e vendosur në anën e malit, ashtu si një fole shqiponje, ndërsa Zogu në jug, po luftonte kundër italianëve.
Çfarë duhej bërë për t’u mbrojtur kundër këtij pushtuesi të ri ?
Sadija mblodhi të gjithë energjinë e saj, improvizoi dhe drejtoi një ushtri me pleq dhe adoleshentë, kështu ajo përmbysi pushtuesin deri në kthimin e mbretit. Ajo dëshmoi se kishte një zgjuarësi të veçantë, cilësi të rralla, të cilat gjenden gjithashtu në karakterin e këtij djali, që e çmonte dhe e përgatiti me besnikëri për profesionin e mbretit.
Sadija vdiq në vitin 1935 (25 nëntor 1934), pa përmbushur dëshirën e jetës së saj, martesën e djalit të saj me një grua, thoshte ajo, “të mirë, të bukur dhe të nivelit të lartë”.
https://www.darsiani.com/la-gazette/media-franceze-1938-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-ishte-nje-grua-e-zgjuar-dhe-energjike-si-romaket-e-antikitetit/
Kanosën zyrtarin policor në kryerje të detyrës, arrestohen d...
Policia shqiptoi 1326 gjoba në trafik për 24 orë
Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një polic në Mitrovicë
Aksident trafiku në Shtërpcë, katër persona të lënduar
Zelensky thirrje SHBA-së e Europës: I jepni një përgjigje të...
Përfshihet nga zjarri shtëpia, stalla, garazha e vetura në S...