Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se është më shumë se kurrë i fokusuar për fuqizimin e shtetit ligjor.
Duke folur për dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj, për të cilën thuhet se ka ardhur për shkak të kërcënimit, ministri Tahiri ka theksuar se kjo çështje mbetet për t’u sqaruar dhe janë organet tjera që konstatojnë nëse ka pasur kërcënime.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka theksuar se është e papranueshme që zyrtarët e institucioneve që zbatojnë ligjin të kërcënohen nga kushdo qoftë.
“Mesazhi që unë kam kërcuar dhe që i qëndroj plotësisht është se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk do të duhej dhe nuk mund të shpresojë se Republika e Kosovës dhe institucionet e saj do të bien pre e presionit, kërcënimeve, apo shantazhit”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se mekanizmat e rendit dhe ligjit kanë nevojë për koordinim edhe më të mirë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...