Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një aksion simbolik ku ka kundërshtuar dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe si neglizhencën e institucioneve.
Mirëpo këtë aksion duket se nuk e kanë përkrahur as ish aktivistët e kësaj partie, të cilët tashmë janë pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD).
Sipas asamblistit të PSD-së në Komunën e Prishtinës, Nol Nushi është turp për ata djem e vajza të VV-së që protestuan sot, mirëpo nuk kursyen fyerjet ndaj vajzave dhe grave që ngritën zërin ndaj “babës”.
“Turp për komentuesit seksiste qe fyejnë aktivistet VV-se për aktivitetin e sotëm. E dyfish turp për disa nga djemtë e vajzat e kësaj partie qe i pashe ne aktivitet e qe nuk kursyen fyerjet me c’njerezore ndaj vajzave e grave qe guxuan te ngisnin zerin ndaj “babës” autokrat ne parti. Poshtë patriarkalizmi e instrumentalizimi i çështjes gjinore”, kishte shkruar Nol Nushi.
Ndryshe, kjo protestë ka përfunduar me 7 aktivist të arrestuar, në mesin e tyre edhe deputetja Saranda Bogujevci, e cila u lirua më pas.
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...