Herën e ardhshme kur dëshironi të bëni një koment ofendues në Twitter apo Facebook, ose të publikoni një foto në gjendje të dehur, vetëm keni parasysh se punëdhënësit e ardhshëm janë duke shikuar – dhe kjo mund t’ju kushtojë me vend të punës.
Një në pesë punëdhënës kanë thënë se e kanë refuzuar një kandidat për punë pasi kanë parë se çfarë ka postuar në internet.
Ndonëse shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për rëndësinë që kanë rrjetet sociale, numri i organizatave që refuzojnë kandidatë të shumtë sugjeron se ende ka njerëz që nuk mendojnë para se të postojnë.
Sipas të dhënave, aktiviteti më i shpeshtë dhe më i dëmshëm që ia bëni karrierës tuaj në rrjete sociale janë komentet ofenduese ose agresive.
Por edhe referencat për përdorim të drogës nuk janë shumë prapa kësaj.
Në vendin e tretë, si arsye se përse mund të mos ju punësojë dikush, është gramatika.
Në fakt, gramatika dhe drejtshkrimi janë më të dëmshme për reputacionin e kandidatit sesa fotot në gjendje të dehur.
Vlen të theksohet se kjo nuk vlen vetëm para se ta fitoni vendin e punës, pasi që një pjesë e madhe e punëdhënësve pranojnë se e kanë pushuar nga puna një punëtor pasi ai/ajo ka postuar diçka të pahijshme në rrjete sociale.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...