Ushtria kineze me shumë gjasë po stërvitet për të sulmuar objektivat amerikanë dhe aleatë në Paqësor.
Kështu thuhet në një raport të Pentagonit.
Në raportin e përvitshëm dorëzuar Kongresit, thuhet se Kina po rrit aftësinë e saj për të dërguar avionë bombardues më larg.
Në raport theksohet se Kina po e shton aftësinë e saj ushtarake, duke shpenzuar deri në 190 miliardë dollarë në vit- një e treta e asaj që shpenzon ushtria amerikane.
Kina nuk e ka komentuar akoma raportin.
Në raport theksohet se Kina po ristrukturon forcat e saj tokësore me qëllim betejën dhe fitoren.
Gjatë viteve në vazhdim, buxheti ushtarak kinez do të shkojë deri në 240 miliardë dollarë.
Nga ana tjetër, Kina ka hyrë fuqishëm edhe në garën hapësinore, me qëllime ushtarake.
Në qershor të këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi qëllimet e tij për të ngritur një degë të gjashtë të ushtrisë amerikane- një forcë hapësinore.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...