Një aksident ka ndodhur mbrëmë në Tiranë në vendin e njohur si “kthesa e burgut”, pranë zonës së ish-trenit.
Nga pamjet e publikuara duken dy makina që kanë pësuar dëmtime të rënda. Nuk dihen ende nëse ka persona të plagosur.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një nga automjetet ndiqej nga Policia kur është përplasur me një tjetër makinë. Dyshohet se arsyeja ishte se personat që ndodheshin në të kishin armë në makinë, raporton Lapsi.al.
Ambulanca dhe forca të shumta policia janë në vendngjarje. Një grua është parë të futej në ambulancë. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se gjendja e saj nuk dukej e rëndë. Mësohet se ka persona të shoqëruar.

Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare